Vllaznia pret Laçin në Shkodër

- Bota Sot

Vllaznia pret Laçin në Shkodër

Java e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e diel, në orën 15:30. Kjo javë pritet të jetë vendimtare për disa prej skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i katërt që do të marrë pjesë në fazën “Final Four”, ekipet që do të bien nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen e “play-out”-it.

Vllaznia pret Laçin në Shkodër, ndërkohë që një nga sfidat më interesante të javës është ajo mes Partizanit dhe AF Elbasanit, ku një prej këtyre skuadrave do të sigurojë vendin në katërshen e parë.

Të tjera takime të rëndësishme do të zhvillohen po ashtu të dielën. Dinamo City do të përballet me Tiranën, me bardheblutë që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Në ndeshjen Skënderbeu – Bylis, të dyja skuadrat do të luftojnë për tri pikët, ndërsa Egnatia do të presë Teutën në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasve iu mjafton barazimi për të vulosur përfundimisht vendin e parë në renditje pas 36 javësh kampionat.



Read it all at Bota Sot