Juventusi me probleme

- Bota Sot

Juventusi me probleme

Juventusi do të duhet të përballet pa sulmuesin e saj kryesor, Dushan Vlahoviq, në ndeshjen e fundjavës kundër Monzës.

Klubi bardhezi ka njoftuar zyrtarisht se lojtari serb ka pësuar një mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë, pas një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes në Parma.

Pas kontrolleve mjekësore të kryera në J Medical këtë mëngjes, është përcaktuar që periudha e rikuperimit do të zgjasë nga shtatë deri në dhjetë ditë.

Kjo do të thotë se Vlahoviq do të humbasë ndeshjen e së dielës në Allianz Stadium kundër Monzës.

Stafi mjekësor i Juventusit do të punojë për ta rikuperuar lojtarin në kohë për përballjen vendimtare të 4 majit kundër Bolognës në stadiumin “Dall’Ara”, një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për garën drejt kualifikimit në Champions League.



Read it all at Bota Sot