Goli i shqiptarit shkakton kaos! Tifozët i fishkëllyen, i ndoqën deri në teshatore lojtarët e Dinamos së Zagrebit

- Bota Sot

Goli i shqiptarit shkakton kaos! Tifozët i fishkëllyen, i ndoqën deri në teshatore lojtarët e Dinamos së Zagrebit

Edhe ndërrimi i trajnerit nuk ndryshon asgjë te Dinamo e Zagrebit, u mundën nga Gorica (1:0), kështu që pavarësisht dështimeve të Rijekës dhe Hajdukut, ata janë katër pikë prapa kryesuesit.

Futbollisti Adrion Pajaziti ka shënuar në minutën e 68-të për Goricën.

Goli i shqiptarit ka shkaktuar kaos te Dinamo!

Pas javës së 31-të në elitën e futbollit kroat Rijeka kryeson me 56 pikë, pasojnë Hajduku me 56 dhe DInamo renditet në vend të tretë me 52 sosh. 

“Lojtarët e Dinamos patën mbështetje të madhe në Goricë dhe ndeshja u ndoq nga rreth pesë mijë spektatorë.

Në fund të ndeshjes, lojtarët e Dinamos shkuan për të falënderuar ‘Bad Blue Boys’ për mbështetjen e tyre, por tifozët i fishkëllyen, i ndoqën deri në teshatore dhe kërkuan që t’i heqin fanellat”, shkruan mediumi malazez “CDM”.

Dinamo në raundin e ardhshëm do të presë Rijekën.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Maksimir të dielën nga ora 18:45.



Read it all at Bota Sot