Lëndimi i Eduardo Camavingas në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Getafes duket më serioz se sa pritej.
Sipas raportimeve në media, është diagnostikuar me një çarje të plotë të tendinit ngjitës të majtë.
Mesfushori francez do të humb ndeshjen finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet ditën e shtune. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Por kjo nuk është e tëra, pasi sezoni për Eduaardo Camavinga tashmë ka përfunduar.
Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj dhe gjithashtu pritet të mungojë edhe në Kupën e Botës për Klube.