Ish-futbollisti, Saimir Patushi në një intervistë në emisionin Sport Focus në Ora News u shpreh se Egnatia dhe Dinamo e kanë merituat të jenë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Patushi, tha: "Unë besoj se dy finalistët me meritë janë aty.
Besoj që kanë performuar më mirë.
Po të shikosh performancat e dy ekipeve, si Egnatia ashtu edhe Dinamo besoj se e kanë mërituar.
Prisja shumë më shumë nga Vllaznia por gjithsesi të vjen keq pse performon kështu.
Normalisht të pësosh 4 gola dhe të reagosh pastaj, ky nuk besoj se është Vllaznia.
Kritikat e mia gjithmonë kanë qenë tek trajneri.
Sepse trajner iduhet të dijë se çfarë kërkon ajo Vllazni".