Nga ëndrra e lavdishme e Tripletës, Interi rrezikon të zbresë në makthin e sezonit pa asnjë trofe.
Pas një derbi të lodhshëm fizikisht dhe psikologjikisht, skuadra e Inzaghit duhet të rigjejë shpejt kompaktesinë dhe forcën për të mos hedhur poshtë gjithçka e mirë që është ndërtuar deri tani.
Statistikat janë ende në favor të Interit: 5 fitore në pesë ndeshjet e mbetura do të siguronin të paktën një “balotazh” për titullin kundër Napolit.
Përballja me Romën do të jetë e vështirë edhe për shkak të mungesave: Bastoni dhe Mkhitaryan janë të pezulluar, ndërsa në vend të tyre do të luajnë Carlos Augusto dhe Frattesi.
Lajmet e mira vijnë nga infermieria: Dumfries dhe Zielinski janë rikuperuar dhe do të jenë në listën e grumbullimeve, edhe pse asnjëri nuk pritet të startojë nga minuta e parë. Ata do të kërkojnë të marrin minuta në këmbë për të qenë gati për përplasjen me Barcelonën.
Ndërkohë, mungesa thuajse e sigurt e Thuram e detyron Lautaro Martinezin të mbajë barrën e sulmit pothuajse i vetëm. Pikëpyetja më e madhe mbetet partneri i tij në repartin ofensiv: Taremi dhe Correa kanë zhgënjyer, Arnautovic ka dhënë sinjale pozitive, por nuk është ende në formën optimale.