Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin

- Bota Sot

Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin

Portieri polak Wojciech Szczesny, që në shtator u rikthye të luajë me fanellën e Barcelona vetëm pak muaj psi vendosi të tërhiqej nga futbolli, shpeshherë ka përfunduar në qendër të kritikave për vesin e tij, atë të duhanpirjes.

Një ves të cilin ai nuk e fsheh, por kërkon të mos ndiqet shembulli i tij. “Ka disa aspekte të lojës në të cilat besoj se mund të jem një shembull i përsosur për më të rinjtë ose për shokët e mi të ekipit“, tha 35-vjeçari në një intervistë me ESPN.

“Por ka edhe disa aspekte të karrierës sime që është më mirë të mos i ndjekin dhe ku unë kam dështuar. Unë ende përpiqem të bëj më të mirën time, të jem një shembull i mirë për të rinjtë dhe për tifozët më të rinj që na shikojnë”, tha Szczesny.

“Sa i përket pirjes së duhanit, ju lutem mos ndiqni shembullin tim, mos e bëni. E humba betejën. Kur isha më i ri, e përvetësova këtë zakon, i cili e di se është shumë i keq për mua. Thjesht e humba betejën. Pra, për këdo që po ju shikon, mos e bëni”, tha polaku.



Read it all at Bota Sot