Trepça ’89 e Mitrovicës ka marrë pikë të plota dhe shumë me rëndësi në luftë për t’u rikthyer në elitën ne futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 2:0 Vëllaznimin.
Golat i realizuan Milazim Bajraktari e Ardian Hasani.
Pas javës së 24-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, Trepça ’89 është në vend të tretë me 43 pikë e Vëllaznimi bie në të katërtin me 41 sosh.