Manchester City po përgatit klauzolën prej 215 milionë euro për dy ‘talentët’ premtues

- Bota Sot

Manchester City po përgatit klauzolën prej 215 milionë euro për dy ‘talentët’ premtues

Manchester City po përgatit një super-operacion në merkato që mund të tronditë themelet e futbollit evropian.

Skuadra e Pep Guardiolës ka hedhur sytë drejt dy prej talenteve më të mëdhenj në kontinent: Florian Wirtz dhe Desire Doue, dhe është gati të shpenzojë plot 215 milionë euro për t’i sjellë në Etihad.

Kampionët e Anglisë janë gati të bëjnë një ‘pastrim’ në skuadër duke larguar emra të mëdhenj si Jack Grealish, Bernardo Silva dhe Jeremy Doku, për të krijuar hapësirë për gjeneratën e re të futbollistëve që pritet të udhëheqin City-n në vitet që vijnë.

Në qendër të planit të Guardiolës është Florian Wirtz motori i mesfushës së Bayer Leverkusen nën drejtimin magjik të Xabi Alonsos.

Në vetëm 21 vjeç, Wirtz ka mahnitur Gjermaninë dhe gjithë Europën me vizionin, teknikën dhe pjekurinë e tij.

City është gati të hedhë në tavolinë 115 milionë euro për ta sjellë në Manchester, ku Guardiola e sheh si pasardhësin ideal të Kevin De Bruyne.

Me belg që po hyn në fazën e fundit të karrierës, ardhja e Wirtz shihet si një hap kyç për të ruajtur dominimin e Cityt në Premier League dhe Europë.

Në anën tjetër, Desire Doue është emri tjetër në radarin e Cityt. 19-vjeçari i PSG-së është një ‘lojtar frikësisht i talentuar’, siç e quajnë në Francë plot vetëbesim, i shpejtë dhe i aftë të luajë në disa pozicione sulmuese.

City është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro, një shumë që mund të tundojë drejtuesit e PSG-së, pavarësisht se lojtari ka kontratë deri në 2029.

Negociatat nuk do jenë të lehta, por në Etihad mbizotëron optimizmi.

Ky është një plan i qartë, një sinjal i fortë: City po ndërton skuadrën e së ardhmes.

Me Wirtz në qendër të mesfushës dhe Doue që shpërthen nga krahët, Guardiola po planifikon një revolucion të heshtur të ri, teknik dhe plot urinë për sukses.

Nëse këto dy lëvizje finalizohen, mos u habisni nëse City vazhdon të dominojë futbollin anglez dhe të ngrejë edhe më shumë objektivat në Champions League.



Read it all at Bota Sot