Skuadra shqiptare synojnë fitore në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Skuadra shqiptare synojnë fitore në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Këtë pasdite, duke filluar nga ora 16:00, janë në program të tetë ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Nuk ka dyshim se më interesant do të jetë ndeshja në Shtip, ku Bregallnica e pret Makedonija GP.

Kjo është një nga ndeshjet vendimtare për Bregallnicën për t’u rikthyer në elitë. Diferenca është +5 pikë për liderin, ekipin e Makedonija GP, si dhe për Bashkimin e vendit të dytë.

Bashkimi do të ketë një ndeshje të vështirë si mysafir kundër Osogovës në Koçani, ndërsa skuadra e Arsimit, e treta në tabelë, luan si mysafire kundër Detonitit.

Java e 26-të, sot ora 16.00

Vardari (N) –Boreci
Bregallnica –  Makedonija GP
Detonit – Arsimi
Kozhuv – Bellasica
Skopje – Ohri
Osogovo – Bashkimi

Vardarski – Pobeda
Sasa – Novaci

Renditja: Makedonija GP 56, Bashkimi 56, Arsimi 54, Bregallnica 51, Bellasica 38, Detonit 36, Ohri 36, Skopje 34, Kozhuvi 32, Sasa 32, Novaci 28, Pobeda 27, Vardari (N) 27, Osogovo 19, Boreci 13, Vardarski 11.



Read it all at Bota Sot