Takimi me Trump në Romë mund të jetë historik, thotë Zelensky

- Bota Sot

Takimi me Trump në Romë mund të jetë historik, thotë Zelensky

Takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Romë ka potencialin të bëhet historik nëse arrihen rezultate të përbashkëta.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Facebook.

“Takim i mirë. Diskutuam shumë ballë për ballë. Shpresojmë për rezultate për gjithçka që trajtuam. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër”, ka thënë Zelensky.

“Takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, shtoi Zelensky, duke shprehur mirënjohje ndaj udhëheqësit të SHBA-së.

Presidenti Volodymyr Zelensky, Zonja e Parë Olena Zelenska dhe delegacioni ukrainas mbërritën në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump pati një “diskutim shumë produktiv” me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut.

Ndërkohë, Sekretari i shtypit i Zelenskyt, Sergii Nykyforov, tha se Zelensky dhe Trump kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet e tyre sot.

Disa fotografi të publikuara treguan se ata u takuan kokë më kokë brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, të ulur përballë njëri-tjetrit, rreth 60 cm larg njëri-tjetrit, ndërsa përkuleshin përpara për të folur në një sallë të madhe mermeri.

Imazhe të tjera të publikuara treguan se Sir Keir Starmer i Britanisë dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin të pranishëm për një pjesë të bisedimeve, të cilat u përshkruan si “pozitive” nga presidenca franceze.



Read it all at Bota Sot