Finalja Real - Barcelona, formacionet zyrtare

- Bota Sot

Finalja Real - Barcelona, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El Clasico”.

Kilian Mbape do të jetë në stol për Realin sot kundër Barcelonës. Sulmuesi francez nuk është llogaritur si titullar nga Ançeloti, pas rikuperimit nga dëmtimi. Formacioni zyrtar i klubit madrilen ësht♪7 publikuar si gjithmonë rreth dy orë para ndeshjes. Te Barcelona bie në sy mungesa e Levandovskit, i cili është i dëmtuar.

Një finale në Kupë mes Realit dhe Barçës mungonte prej 11 vitesh. Barça ndërkohë i ka fituar përballet e këtij sezoni përballë madrilenëve.

FORMACIONI ZYRTAR I REALIT

Barcelona: Shezni; Gerard Martin, Kubarsi, Martinez, Kunde, Pedri, Olmo, De Jong, Jamal, Ferran, Rafinja

Trajner: Hansi Flik

Real Madrid: Kurtua; Mendi, Rudiger, Asencio, Vaskez, Bellingam, Sebajos, Tçuameni, Valverde, Vinicius, Rodrigo

Trajner: Karlo Ançeloti.



Read it all at Bota Sot