Të gjitha ndeshjet në Tiranë

- Bota Sot

Të gjitha ndeshjet në Tiranë

Të gjitha ndeshjet në Tiranë, por FSHF sjell një ndryshim nga edicioni i kaluar i Final Four!

Final Four pati vjet edicionin e tij të parë.

Një risi në elitën e futbollit shqiptar, që u kurorëzua me Egnatian kampione.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në “Arena Kombëtare”. E njëjta gjë do të jetë sërish, por me një ndryshim nga FSHF në organizim.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, kur bileta dolën në shitje rreth 1 muaj para, këtë herë është pritur fundi i kampionatit. Kështu me shumë gjasa biletat do të hidhen në shitje pas hedhjes së shortit për Final Four.

Sot do të luhet ndërkohë java e fundit e Superiores. Dyshimi i vetëm për katërshen që do të marrë pjesë në garën për titull, është mes Partizanit dhe Elbasanit.



Read it all at Bota Sot