Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në Shkodër në barazimin 1-1 që ka sjellë gëzim te shkodranët, e hidhërim te kurbinasit.
Golat e shënuar në pjesën e parë nga Bibo për miqtë dhe Balaj për vendasit, ishin ata që vulosën fatin e sfidës edhe pse rastet nga të dy anët nuk munguan,
Në fund, pika i shërbeu më shumë Vllaznisë që e mbylli kampionatin në vendin e dytë në renditje,
Ndërsa Laçi, kthehet përsëri pas shumë vitesh në Kategorinë e Parë, duke i dhënë lamtumirën elitës.