Sinani: Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam për herë të fundit

- Bota Sot

Sinani: Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam për herë të fundit

Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka theksuar se vendi i dytë për shkodranët cilësohej si pozitiv, edhe pse tifozët kërkonim me çdo kusht vendin e parë dhe titullin.

 “Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet, por besoj që njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Uroj e shpresoj shumë që “Final Four” të flasë për ne, e të gëzojmë këta njerëz për titullin kampion. Nuk është e lehtë, është e vështirë, janë skuadra të forta, “Final Four” është më skuadra të forta. Përballja nuk do të jetë e lehtë, uroj që Vllaznia të triumfojë.

Besoj se Vllaznia ka një formacion fillestar, pavarësisht që bënë pushim 3-4 lojtarë. Vllaznia në krah ka 4-5 lojtarë për 2 vende dhe janë të gjithë lojtarë që kanë dhënë e ndihmuar ekipin për të arritur këtu, kanë kontributin e vet. Në këtë repart është e ngarkuar më shumë. Por Vllaznia ka një bosht ekipi ku bazohet dhe në fund shpresojmë të arrijmë më të mirën që të gjithë bashkë.

Vendi i parë? Të them të drejtën besoj që në çdo ndeshje shkojmë për tre pikët, hyjmë për të fituar. Ndoshta 3-4 lojtarë që ishin pak më të lodhur, kishin nevojë për të pushuar këtë ndeshje. Ato rastet ishin, fitorja ishte më afër nesh. Nuk i kemi parë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe u munduam maksimalisht, vendi i dytë është luftë për t’u fituar. Por në Shkodër të them të drejtën, më vjen mirë që nuk kënaqen me vendin e dytë, duan të parin. Nuk mund të bëj premtime, por do të bëjmë maksimumin që titulli të vijë në Shkodër. E them përsëri që vendi i dytë është i vështirë për t’u fituar, është objektiv i mirë, edhe për favorin që ka në “Final Four”. Por në fund qyteti gëzohet për “Final Four”. Të më kishin thënë në 2001 kur e fituam herën e fundit që në 2025 nuk kemi marrë ende titullin, nuk do ta kisha besuar, por shpresojmë.

Të gjithë kanë bërë maksimumin për të fituar ndeshjen sot. Padyshim rastet u krijuan, portieri i tyre bëri pritje të bukura, edhe lojtarët tanë nuk ishin të qetë para portës, pasi i fundit ndoshta mungoi.

Por rastet u krijuan, me një shans merr tre pikë. Por të gjithë dhanë maksimumin, disa lojtarë kishin nevojë për të pushuar.

Por ne ishim afër fitores dhe e them me bindje, pavarësisht respektit maksimal për Laçin se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Laçi ka dhënë bonusin e kampionatit këto vite, duke marrë pjesë në Europë shumë herë. Më vjen keq për ata”, tha Sinan.



Read it all at Bota Sot