Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

- Bota Sot

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Carlo Ancelottit i është refuzuar vazhdimisht nga Real Madridi një nga kërkesat e tij kryesore, teksa italiani po përgatitet që të largohet nga klubi.

Sezoni 2024/2025 po del të jetë jo aq i mirë sa kanë menduar madrilenët, dhe kjo u dëshmua pas disfatës që pësuan ndaj Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 3-2.

Pas eliminimit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ‘Los Blancos’ kishin shpresuar që ta shpëtojnë krenarinë duke fituar kupën, por ishin të besuarit e Hansi Flick ata që dolën fitimtarë.

Raportimet nga Spanja kanë bërë me dije se gjiganti botëror do të ndajë rrugët me Ancelottin pas përfundimit të sezonit mes lidhjeve me trajnerin Xabi Alonso.

Tani, gazetari Jorge Picon ka pretenduar se bordi i Real Madridit vazhdimisht ka refuzuar që t’ia plotësojë një kërkesë të rëndësishme italianit gjatë sezonit.

Ish-trajneri i Milanit raportohet se kishte dashur ta zgjeronte stafin e tij teknik, por kjo ide e tij ishte refuzuar vazhdimisht.

Real Madridi kishte vetëm dy analistë me laptopët e tyre gjatë finales së të shtunës në krahasim me ata të Barcelonës që ishin disa prej tyre të rrethuar nga katër kompjuterë dhe një kamerë.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve tani pritet që të eksplorojë opsionet në futbollin ndërkobmëtar për herë të parë në karrierën e tij prej tri dekadash, teksa së shpejti do të zyrtarizohet si përzgjedhës i kombëtares së Brazilit.



Read it all at Bota Sot