Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

- Bota Sot

Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kampion për edicionin e kaluar 2023-2024 në Mal të Zi, para disa muajve ka bërë një veprim brilant, duke e ndryshuar stemën.

Drejtuesit e klubit vendosën për mrekulli, për stemën kuqezi.

Dikujt i pengon atje e aq me tepër një ishte lojtarit të Cërvena Zvezdës së Beogradit në fund të viteve të 80-ta. është fjala për Refik Shabanhaxhoviq.

Stema e bukur e Deçiqit

Në Tuz të dielën u protestua kundër ngjyrave kuqezi.

Deçiqii ka pasur ngjyrat kaltër e bardhë për shumë vite, për 99 vite por me vendim të drejtuesve të klubit, pas gati një shekulli, emblema u ndryshua në ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar.

Sepse, për shkak të ndryshimeve të popullsisë në vitet e fundit, shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë qytet të vogël.

Megjithatë, disa tuzjanë nisën një iniciativë, të udhëhequr nga Zejnel Muminoviq, i cili dërgoi një mesazh të qartë.

“Kam një mesazh, ose më saktë një kërkesë, drejtuar Kuvendit Komunal të Tuzit dhe menaxhmentit të klubit, anuloni vendimin që keni marrë, ktheni stemën që na përket, na ktheni stemën historike, na ktheni simbolin e vendit.

Nuk ka alternativë ndaj asaj që krijuan paraardhësit tanë, historisë dhe traditës, asaj që kemi në kraharorët tanë”, - tha Muminoviq.

Shih habinë, mbështetje u ofrua edhe nga ish futbollisti i Cërvena Zvezdës, Refik Shabanhaxhoviq, i cili hapat e tij të parë të futbollit i bëri në Deçiq.

“Kush po ndërhyn në traditën e të gjithëve ne? Cili është bezdisja kryesore, a është pentakulli, a është simboli i antifashizmit që i shqetëson ata.

A duan të tregojnë se janë shqiptarë më të mëdhenj se ne?

Ne kemi qeliza të kuqe të gjakut, dhe dikush dëshiron të ketë të kuqe dhe të zezë. Nëse ke para dhe pushtet, formo një klub të ri dhe jepi çfarëdo ngjyre që dëshiron.

“Deçiqi nuk është as klub malazez, as shqiptar, as kroat, as boshnjak, por një klub i të gjithëve ne që e duam atë”, tha aktivisti për qytetarët Xhevdet Pepiq.



Read it all at Bota Sot