S’kanë të ndalur lajmet e këqija për Real Madridin

- Bota Sot

S’kanë të ndalur lajmet e këqija për Real Madridin

Nuk është një kohë e mirë për Antonio Rudiger. Mbrojtësi gjerman rrezikon një pezullim të gjatë për reagimin e tij të çmendur ndaj gjyqtarit pas humbjes në El Clasico të Kupës së Mbretit, por pavarësisht pezullimit për arsye disiplinore, ish-lojtari i Romës do të duhet të qëndrojë jashtë fushe për shkak të një dëmtimi.

Real Madridi në fakt ka njoftuar të martën se futbollisti ka pësuar një dëmtim të meniskut të jashtëm të gjurit të majtë për të cilin ai tashmë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

"Antonio Rüdiger iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale për një këputje të meniskut të jashtëm në gjurin e majtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madridit. Rüdiger do të fillojë rikuperimin e tij së shpejti", thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ky lëndim pritet që reprezentuesin gjerman ta mbajë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.



Read it all at Bota Sot