Franco Foda në Bukuresht

- Bota Sot

Franco Foda në Bukuresht

Franco Foda ka qenë në kryeqytetin e Rumanisë - Bukuresht të hënën mbrëma.

Përzgjedhësi i Kosovës ka parë nga afër ndeshjen mes Dinamo Bukureshtit dhe CFR Cluj, ku në fushë ishin tre futbollistë.

Dinamo dhe Cluj kanë luajtur baras 1-1, derisa Meriton Korenica ka shkëlqyer me një gol.

Ka qenë gazeta rumune “Fantatik” që ka raportuar për Fodan, i cili ka parë nga afër tre futbollistë të Kosovës..

Astrit Selmani ishte titullar për Dinamon, derisa në anën tjetër te Cluj nga minuta e parë luajtën Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Gjithsesi përzgjedhësi kosovar ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë shfaqën futbollistët tanë, pasi të tre ishin ndër më të mirët në fushë.



Read it all at Bota Sot