Yamal: Mos më krahasoni me Messin

- Bota Sot

Yamal: Mos më krahasoni me Messin

Në konferencën për shtyp në vigjilje të përballjes gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit, talenti i madh i skuadrës katalanase, Lamine Yamal, ka folur për emocionet, përgatitjen dhe për qëllimin final: të arrijnë në finale të Championsit

Emocionet përpara ndeshjes:

“Jemi shumë të emocionuar, është gjysmëfinalja ime e parë dhe e tillë është edhe për shumë prej shokëve të mi. Duam të tregojmë gjithçka që dimë dhe të arrijmë finalen.”

Shokët e skuadrës që të kanë befasuar?

“Pedri dhe Raphinha janë të jashtëzakonshëm. Por edhe Inigo dhe Frenkie (Martinez dhe De Jong) po bëjnë një sezon fantastik.”

Pika më e fortë e Interit:

“Të gjithë e dinë se kanë një mbrojtje shumë të fortë dhe janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Por edhe ne jemi të zotë, sidomos me topin në këmbë. Duhet të japim gjithçka si skuadër.”

100 ndeshje zyrtare pa mbushur 18 vjeç:

“Është diçka shumë e madhe, sidomos në një klub si Barcelona. Jo të gjithë e arrijnë dhe për mua vazhdimësia është më e rëndësishmja tani.”

E ndjen ndonjëherë frikën?

“Jo, sepse nuk do t’i ndihmoja shokët e mi. Kam motivimin dhe besimin e duhur për këto ndeshje, frika mbetet jashtë.”

Forma e Interit dhe morali i Barcelonës:

“Një gjysmëfinale Champions nuk ka lidhje me kampionatin. Jam i sigurt se do të japin maksimumin, ashtu si edhe ne.”

Rreth ndërprerjes së energjisë në Spanjë:

“Nuk dija çfarë të bëja, isha gjithë ditën në Ciutat Esportiva. Blackouti na mërziti të gjithëve, por mendjen e kishim te gjysmëfinalja.”

Krahasimi me Messin:

“Nuk krahasohem me askënd, sidomos me Messin që është më i miri i historisë. Nuk kam folur me të. Përqendrohem vetëm të përmirësohem çdo ditë.”

Të jesh një yll në këtë moshë:

“Në futboll nuk ka moshë, rëndësi ka cilësia dhe të jesh gati. Ne jemi të rinj, por luajmë në nivele të larta.”

Lojtari i preferuar te Interi:

“Më pëlqejnë Barella dhe Lautaro. Interi ka një përzierje të mirë lojtarësh dhe është fantastike në kundërsulm, më pëlqen shumë si skuadër".



Read it all at Bota Sot