Është interesant se në Maqedoninë e Veriut ende diskutohet për VAR, ndërsa Kosova moti e ka sistemin VAR.
Kjo dëshmon se Kosoiva është shumë para Maqedonisë me teknologjinë e VAR-it.
“Për herë të dytë në historinë e futbollit maqedonas, do të ketë VAR në një ndeshje.
Dhe kjo në ndeshjen midis Vardarit dhe Struga Trim Lum në finalen e Kupës së Maqedonisë, e cila do të luhet më 21 maj në
Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup në orën 20:00.
Duhet theksuar se finalja e Kupës së vitit të kaluar, për herë të parë, u paraqiti VAR-i në ndeshjen Tikveshi – Voska”, shkruan media maqedonase sportsport”.
Në Maqedoni, këtë e shohin si një hap tjetër përpara drejt zbatimit të teknologjisë VAR në futboll.