Napoli do të duhet të vazhdojë luftën për titullin kampion në Serie A pa një prej shtyllave të mbrojtjes.
Alessandro Buongiorno pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pas një lëndimi, ka konfirmuar klubi italian të martën.
Njëzet e pesë vjeçari është lënduar gjatë ndeshjes ndaj Torinos të dielën ku Napoli ka fituar me rezultat 2-0, një ndeshje që i ka rikthyer skuadrës së Antonio Conte kreun e tabelës në Serie A. Por përveç Buongiornos, Napoli e ka humbur edhe mesfushorin Frank Anguissa, i cili gjithashtu është larguar nga fusha i lënduar.
Sipas mediave italiane, ky lëndim do ta mbajë jashtë fushave Buongiornon për katër ndeshjet e fundit të sezonit, duke ia pamundësuar Conte të llogarisë në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm në këtë fund kampionati.
Napoli, që aktualisht kryeson Serie A me 74 pikë, tri më shumë se Interi, do të përballet me Lecce në transfertë të shtunën, përpara ndeshjeve vendimtare ndaj Genoa, Parma dhe Cagliari.