Të dielën dhe të hënën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

- Bota Sot

Të dielën dhe të hënën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

Të dielën dhe të hënën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”, ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit 2024/2025 në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Vllaznia – Dinamo City është gjysmëfinalja e parë e “Final Four”, që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final Four”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamos. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Dinamos.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani, do të zhvillohet të hënën, më 5 maj, në orën 20:00, po në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në këtë sfidë, tifozët e Egnatias do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Partizanit në sektorët S dhe V. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Egnatias, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Partizanit.

Edhe në këtë ndeshje, tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.



Read it all at Bota Sot