Ertan Demiri e përmend edhe Kosovën: Nuk mund ta kuptoj pse Gostivari u largua nga fusha!

- Bota Sot

Ertan Demiri e përmend edhe Kosovën: Nuk mund ta kuptoj pse Gostivari u largua nga fusha!

Ish - futbollisti i Shkupit, Shkendijës, Rabotniçkit, Vardarit dhe ish- anëtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ertan Demiri, ende nuk e ka kuptuar pse skuadra shqiptare Gostivari e ka braktisur fushën në minutën e 85-të në duel me Rabotniçkin  në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ish - drejtori sportiv i Gjilanit, ka thënë për mediumin maqedonas “Sportsport”: "Sinqerisht nuk mund ta kuptoj pse Gostivari u largua nga fusha.

Sado që kërkoj një justifikim, nuk po gjej dot. Jam po aq i befasuar sa të gjithë të tjerët në futboll.

Klubet e mëdha nuk e bëjnë këtë.

Ka ulje-ngritje, kështu është në futboll. Shkupi, Vardari, Shkendija, Rabotniçki dhe të tjerë kanë humbur dhe kanë qenë në situata më të vështira, por as që e nuk e kanë menduar të heqin dorë nga lufta e tyre në fushë. Ky akt i Gostivarit, për ta thënë më butë, nuk është sportiv.

Ka gabime referimi kudo, e kam parë në Kosovë, por kjo nuk është mënyra se si sillet një klub. Pse po e bën Gostivari këtë? Jam i shokuar!".



Read it all at Bota Sot