Barcelona dhe Interi do të përballen sërish në Ligën e Kampioneve, këtë herë në gjysmëfinale, me një biletë drejt finales së madhe që do të luhet më 31 maj në Mynih.
Skuadrat vijnë me forma dhe objektiva të ndryshëm: katalanasit janë të motivuar pas fitores në Kupën e Mbretit dhe ëndërrojnë tripletën, ndërsa Interi ka humbur këtë mundësi, por mbetet i rrezikshëm dhe i uritur për sukses.
Ndeshja e parë zhvillohet sonte në Estadio Olimpico të Montjuïc në ora 21:00, ndërsa takimi i kthimit është caktuar për 6 maj në “San Siro”. Gjyqtari i sfidës është francezi Clément Turpin.
Formacionet zyrtare:
Barcelona (4-2-1-3): Szczesny; Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Gerard Martín; de Jong, Pedri; Dani Olmo; Yamal, Ferran Torres, Raphinha. Trajner: Hansi Flick.
Trajneri gjerman rikthen të njëjtin formacion si në Clasico-n e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit. Sulmi udhëhiqet nga Ferran Torres në vend të Lewandowskit, ndërsa Dani Olmo preferohet në rolin e mesfushorit ofensiv ndaj Fermin Lopez. Szczesny mbron portën.
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi.
Simone Inzaghi rikuperon Marcus Thuram, i cili rikthehet në sulm përkrah Lautaros. Në mbrojtje, Bisseck zëvendëson të dëmtuarin Pavard, ndërsa në mesfushë kthehet formacioni standard me Dumfries dhe Dimarco në krahë.