Barcelona pret Inter-in në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League, në një supersfidë e cila premton spektakël dhe një rivalitet të fortë. Katalanasit vijnë si favorit në këtë takim, duke ditur formën e mirë që po kalojnë, ndryshe nga zikaltrit, të cilët vijnë nga 3 humbje rresht.
Katalanasit kanë disa mungesa të rëndësishme si Balde, Casado, Leëandoëski, të cilët mungojnë për shkak dëmtimesh, nga ana tjetër mungesa kryesore për zikaltrit është Benjamin Pavard, i cili u dëmtua në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Romës.
Përsa i përket formacioneve, Hansi Flick dhe Simone Inzaghi nuk kanë ndryshuar gjë nga skema e tyre e zakonshme dhe në një sfidë si kjo kushdo që futet në fushë, është e sigurt që do japë më të mirën e tij.
Barcelona: Szczesny; Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Gerard Martín; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Ferran Torres.
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martínez.