Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit

- Bota Sot

Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit

Real Madrid luan kundër Celta Vigos në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën dhe nuk ka të drejtë të gabojë nëse dëshiron të qëndrojë në luftë për titullin e kampionit spanjoll.

Megjithatë, Celta Vigo ka dërguar një mesazh të qartë se do të tentojë të bëjë një surprizë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme mes këtyre klubeve. 

 Në 1/16, Celta ishte pranë një surprize të madhe dhe fitore ndaj Realit, por mbretërorët ia dolën 5-2 pas kohës shtesë.

Megjithatë, Celta Vigo kritikoi ashpër arbitrin dhe tha se ata u dëmtuan për një penallti të pastër të padhënë në sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes. 

Kjo do të jetë një motiv shtesë për Celta Vigon, e konfirmuar edhe nga kapiteni i saj, Iago Aspas. “Humbja me Realin në Kupë? Nuk jemi të lumtur me vendimet e arbitrit dhe për më shumë, nuk na dha një penallti të pastër. E gjithë Spanja e pa se cfarë ndodhi në atë ndeshje.

Megjithatë ekipi im nuk është fare i frikësuar për kthimin në Santiago Bernabeu pas kësaj ndeshje. Objektivi është i qartë, dalim me pikë në Madrid”, tha Aspas.



Read it all at Bota Sot