Ish-futbollisti, Sneijder është bërë analisti më interesant i ndeshjeve të UEFA Champions League.
Barcelona mbrëmë barazoi 3:3 ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë, shkruan Indeksonline
Ish-lojtari i Interit kritikoi portierin, Sommer për golin e pësuar nga Raphinha, apo më mirë të themi autogolin e shënuar.
Sneijder tha se Courtois do e priste këtë goditje.
“Goli i Raphinhas? Një tjetër gabim i portierit. Sommer nuk është mjaftueshëm i gjatë, prandaj dështoi ta mbronte.
Topi vjen drejt e tek ai. Courtois do ta kishte pritur”, u shpreh legjenda holandeze.