Shiqeri Alilit i besohet drejtimi i FC Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

- Bota Sot

Shiqeri Alilit i besohet drejtimi i FC Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

FC Kosova Düsseldorf para pak ditëve ka ndarë rrugët me trajnerin e Mohamed El Mimouni. 

Pasardhësi i tij është Shiqeri Alili.

FC Kosova Düsseldorf synon hyrjen në Oberliga, gjasat i ka shumë të mëdha. 

“Pas rezultateve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit, të cilat nuk korrespondojnë me qëllimet dhe objektivat tona si klub, kemi vendosur t’i japim fund bashkëpunimit tonë me trajnerin Mohammed El Mimouni Jr.

E falënderojmë Mohammed El Mimouni Jr. për punën e palodhur dhe përkushtimin që ka treguar gjatë kohës së tij në klub dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet nga FC Kosova gjatë të hënës që e lamë pas. 

“FC Kosova nuk ka shënuar fitore në tre ndeshjet e fundit, humbja 0:2 nga VfL Jüchen-Garzweiler u pasua nga një barazim pa gola kundër DV Solingen dhe një humbje 1:4 kundër ekipit të sapongjitur në kategorinë e Landesliga-s, Bergisch Born. 

Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme, nuk është për tu habitur që FC Kosova po zgjedh një zgjidhje të brendshme për pesë ndeshjet e mbetura. Shiqeri Alili (37 vjeç) do të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit dhe pritet të sigurojë që ekipi të ngjitet në ligën më të lartë”, shkruan mes të tjera media gjermane “Fupa”. 

“Shiqeri Alili, një emër i njohur dhe i respektuar brenda klubit tonë, do ta udhëheqë ekipin në pesë ndeshjet e fundit të sezonit. Klubi do të njoftojë detaje të mëtejshme rreth hapave të mëtejshëm pas përfundimit të sezonit", njoftoi FC Kosova.



Read it all at Bota Sot