Kampionët e Gjermanisë në fuqi kanë nisur të hedhin bazat për ekipin e të ardhmes. Të vetëdijshëm se nuk mund të mbajnë për një kohë të gjatë Florian Wirz,
Bajeri është përgatitur për largimin e talentit duke fiormosur me një tjetër lojtar me perspektivë.
Leverkusen arriti akordin me Hertën e Berlinit për të siguruar shërbimet e talentit Ibrahim Maza. 19-vjeçari, i cili ka lindur në Berlin, i ka kushtuar arkave të klubit të Bajerit plot 12 milionë euro.
Këtë sezon Maza, i cili ka zgjedhur për të përfaqësuar Algjerinë, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asist në 29 ndeshjet që ka luajtur me Hertën e Berlinit në Bundesligën 2.