Apolonia trondit Partizanin

- Bota Sot

Apolonia trondit Partizanin

Apolonia trondit Partizanin në Arenën e Demave, kjo në kampionatin e futbollit të femrave.

Përtej faktit që fieraket kanë mbërritur me vonesë, teksa ndeshja ka nisur me 30 minuta vonesë, apo përtej faktit që Partizani ka nderuar kapitenen Leonora Dedgjonaj, e cila festoi datëlindjen, ndërsa ka mbërritur numrin 100 të ndeshjeve të luajtura, në fund është Apolonia fituese.

Skuadra fierake nuk është dekurajuar kur Kodra ka shfrytëzuar një mosmarrëveshje të portieres Hysko me mbrojtjen, ndërsa në të 18’ Partizani ishte në avantazh.

Në të 36’, në një harkim nga këndi në të majtë të sulmit fierak, pas harkimit të Vishkullit, Levendi me kokë e ka dërguar topin në rrjetë.

Pas një minute Xhesika Ndoj bën lëmsh të gjithë mbrojtjen e kuqe dhe shënon golin e dytë. E në fund të pjesës së parë kompleton avantazhin e Apolonisë, Tenulti De Suoza.

Në pjesën e dytë, Levendi firmos dygolëshin e saj në të 71’, kurse Hamonikaj vulos rezultatin përfundimtar 5-1 për Apoloninë.

Apolonia ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë në renditje, kurse Partizani mbetet në kuotën e 35 pikëve. Tanimë ka mbetur dhe një javë nga faza e dytë për të kaluar më pas në fazën finale për titull kampion.



Read it all at Bota Sot