Triumfi i Dinamos në Kupën e Shqipërisë, reagon presidenti i FSHF-së

- Bota Sot

Triumfi i Dinamos në Kupën e Shqipërisë, reagon presidenti i FSHF-së

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Presidenti Duka uron Dinamon për këtë trofe të fituar, duke vlerësuar punën e lojtarëve, stafit dhe drejtuesve të klubit kryeqytetas. Ndërkohë, Duka shprehet se pret që të dhurohet akoma spektakël e emocione edhe në ndeshjet e Final Four.

Regimi i Armand Dukës:

Urime Dinamo City për fitimin e Kupës së Shqipërisë!

Një ndeshje me emocione, e luftuar, por që në fund do të nxirrte vetëm një fitues.

Ky trofe është shpërblim për punën e bërë nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit gjatë gjithë sezonit futbollistik.

Sezoni nuk ka mbaruar ende, pasi në ditët në vazhdim luhen edhe ndeshjet e Final 4 për titullin kampion dhe uroj që të gjitha skuadrat të japin maksimumin dhe tu japin emocione tifozëve të tyre në "Arenën Kombëtare".



Read it all at Bota Sot