Ermir Rashica, futbollisti i Komëbtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja po kalon momente të mira në Ukrainë.
21-vjeçari është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit te skuadra e Metalistit 1925.
Ai është votuar si më i miri nga tifozët e skuadrës ukrainase.
Rashica pas transferimit në futbollin ukrainas ka zhvilluar katër ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste.
Kujtojmë se transferimi i tij te Metalisti ndodhi gjatë afatit kalimtar të janarit për shifrën rekord deri në 800 mijë euro.