Skuadra e Chelseat këtë të dielë luan ndaj Liverpoolit, ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e konfirmoi në konferencë për media, se do t’i bëhet ‘garda e nderit’ kampionëve të këtij sezoni.
“Mendoj se kjo është një traditë, është diçka që duhet bërë dhe ne do ta bëjmë”, u shpreh Maresca
Pra lojtarët e Bluve të Londrës do i bëjnë ‘gardën e nderit’ kundërshtarit të tij, Liverpoolit të dielen në “Stamford Bridge”.
Liverpooli javën e kaluar pas fitores ndaj Tottenham Hotspur siguroi edhe matematikisht titullin e këtij sezoni 2024/25 në Premier League..