Një episod humoristik ka ndodhur pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Dinamo, ditën e djeshme ndaj Egnatias pas penalltive.
Një tifoz dinamovit nuk i ka përmbajtur emocionet e këtij trofeu që vjen pas 22 viteve.
Ai ka shkuar pranë trajnerit Ilir Daja për të përqafuar dhe puthur, ndërkohë që nuk i ka kursyer as elozhet për të.
“Të hëngsha zemrën, sa i mirë je”, ka thënë mes të tjerash tifozi.