Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në garën për titullin kampion.
Napoli tani po ëndërron titullin, por objektivi i vendosur në fillim të sezonit, Champions League, tashmë është arritur matematikisht.
“Objektivi kryesor është arritur para afatit, jemi në Champions League dhe ju e dini se sa vlen ekonomikisht për të gjitha klubet e mëdha.
Të mos harrojmë se dy javë më parë ishim 3 pikë mbrapa, kjo duhet të shërbejë për të ruajtur qetësinë dhe përulësinë që nuk duhet humbur kurrë nga ambienti i Napolit që duhet të kuptojë se po marrim pjesë të gjithë bashkë për diçka të papritur, askush nuk e imagjinonte, por duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përulur, me këmbët në tokë.
Kanë mbetur edhe 4 ndeshje dhe kam pasur eksperienca në të cilat kam humbur dhe kam fituar titullin në javën e fundit. Ka vetëm një ekip që fiton, por djemtë punuan në mënyrë të përulur, pa fantazi, substanca është e rëndësishme”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.
Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian, Napoli kryeson renditjen e Serie A me 3 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.