Alesandro Bastoni e konsideroi një ndeshje magjike, të cilën e shijoi shumë.
Mbrojtësi i Interit i ka thurur elozhe sulmuesit Lamin Jamal.
“Edhe ne u argëtuam në fushë. Barcelona është një ekip i fortë me lojtarë të jashtëzakonshëm.
Është bukur të luash ndaj tyre. Kishim raste si ne ashtu edhe ata.
Sigurisht që gjendja fizike nuk është më e mira sepse ishte ndeshja e 57-të për mua në këtë sezon. Më vjen keq që nuk e fituam, por nuk ishte e lehtë. Jamal?
Sigurisht që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Duhet ta pranojmë këtë fakt dhe më befasoi një prej aksioneve të tij. Shezni? Nuk mund ta them çfarë folëm…
Në fakt, i bëra komplimentet për vendimin që u rikthye në fushën e lojës dhe ndryshoi mendje për të vazhduar në sportin më të bukur në botë”, tha Bastoni.