Klubi francez, Paris FC është rikthyer pas 46 viteve në Ligue 1.
Kjo ëndërr u bë realitet mbrëmë falë barazimit të klubit kundër Martigues (1-1) dhe barazimit të njëkohshëm të Metz kundër Rodez (3-3). E pozicionuar e dyta në Ligue 2, katër pikë përpara FC Metz të vendit të tretë, Paris ka siguruar ngjitjen në ligë më lart.
Klubi i themeluar në vitin 1969, ka kaluar vetëm tre sezone në ligën më të lartë të futbollit francez, hera e fundit në vitin 1978-1979.
Këtë sezon, ata përjetuan dy ngjarje historike: ngjitjen në Ligue 1 dhe sezonin e kaluar blerjen e klubit nga familja Arnault, e cila u bë aksionari shumicë dhe do të marrë kontrollin e plotë në fund të sezonit 2026-2027.
Sezonin e ri ata do të përballen në derbi kundër PSG dhe e veçanta është se stadiumet e tyre janë shumë afër njëra-tjetrës.