Për gati gjysmë sezoni Chelseai Enco Mareskës ishte rivali kryesor i Liverpoolit, por ritmi i skuadrës së Slot ishte i pamundur për tu mbajtur për një seon të tërë.
Italiani premton se në sezonin e ardhshëm Chelsea i tij do të përmirësohet edhe më shumë për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion.
“Këtë vit kemi hedhur baza të forta sa i përket të ardhmes.
Mendoj se vitin që vjen do të jemi gati të rivalizojmë për titull deri në javën e fundit”, tha italiani.
Në vigjilje të takimit mes Çelsit dhe kampionëve të rinj të Anglisë, Mareska zbuloi se ekipi i tij do të nderojë lojtarët e Liverpoolit duke u dhënë atë që njihet si parakalimi i nderit.