Lautaro Martinez do të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Lautaro Martinez do të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës

Dëmtimi muskulor që e nxori nga loja në gjysmëfinale ka ndezur alarmin te Interi, që pret një rikthim të shpejtë të kapitenit.

Situata e sulmuesit zikaltër ngjan me atë të Thuram, me stafin mjekësor që po punon pa pushim për ta rikuperuar në kohë.

“Do të jetë shumë e vështirë ta kemi në dispozicion,” u shpreh Simone Inzaghi, por në futboll gjithçka është e mundur deri në fund.

Argjentinasi Lautaro Martinez pësoi një tërheqje muskulare në fund të pjesës së parë ndaj Barcelonës, duke u bërë shumë e vështirë që ai të ndihmojë ekipin e tij të mërkurën, kur Inter ballafaqohet sërish me katalunasit.



Read it all at Bota Sot