Prishtina triumfon në frymën e fundit ndaj Ballkanit

- Bota Sot

Prishtina triumfon në frymën e fundit ndaj Ballkanit

Prishtina ka shënuar fitore me mund të madh por shumë të vlefshme me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit të Therandës, në takimin e javës së 32-të të Superligës së Kosovës.

Në minutën e 86-të Prishtina siguroi fitoren me golin e futbollistit Kryeziu.

Në minutën e 89-të Prishtina me fat, Adetunji goditi me kokë por shtylla ia mohoi golin!

Prishtina renditet në vend të 6-të me 43 pikë e Ballkani në të dytin me 57 sosh.



Read it all at Bota Sot