Lojtari shqiptar: Radhën e ka Barcelona

- Bota Sot

Lojtari shqiptar: Radhën e ka Barcelona

Duke folur për Sky Sport, mesfushori i Interit dhe fituesi i ndeshjes së djeshme, Kristjan Asllani, komentoi fitoren (1:0) )kundër Hellas Verona, sikurse “kërcënoi” Barcelonën:

"E dinim që sot do të ishte e vështirë sepse tani jemi prapa, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Ishte e rëndësishme të fitonim, tani do të kemi Barcelonën dhe pastaj duhet të japim gjithçka në ndeshjet e mbetura.

Kishim tifozë fantastikë kundër Bayernit, do të jetë edhe më mirë ndaj Barçës.

Duhet të japim gjithçka nga vetja kundër Barcelonës dhe jemi të vetëdijshëm se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, po sfidojmë një ekip shumë të fortë.

Megjithatë, ne besojmë dhe duam të kalojmë në raundin tjetër”, tha Asllani.



Read it all at Bota Sot