Solskjaer kritikon ashpër Manchester United

- Bota Sot

Solskjaer kritikon ashpër Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer, aktualisht trajner i Besiktas, e ka drejtuar më parë Manchester United (nga viti 2018 deri më 2021). Në një intervistë për BBC, ai u shpreh me ironi për transferimin e tij në Turqi.

“Erdha këtu për t’u larguar nga njerëz si ju”, – tha duke qeshur, ndërsa ia shpjegonte batutën drejtuesve të klubit përmes përkthyesit të tij turk.

Natyrisht, ishte e pashmangshme të mos fliste për eksperiencën e tij në “Old Trafford”, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner: “Manchester United është familja ime dhe gjithmonë do të jetë pjesë e imja.

Në futboll nuk ndjen mëshirë për askënd, sepse jemi të privilegjuar, absolutisht 100% të privilegjuar, që mund të punojmë në klube të tilla. Natyrisht, nuk është kurrë e lehtë gjatë fundjavave kur shikon renditjen”, – shtoi Solskjaer, duke komentuar vendin e 15-të të “Djajve të Kuq” në Premier League.

Trajneri 52-vjeçar norvegjez nuk ngurroi të shprehte një kritikë të hapur ndaj vendimeve të merkatos së ish-klubit të tij, përfshirë edhe atë që solli largimin e Scott McTominay drejt Napolit: “Scott dhe Fred ishin dy djem, tek të cilët mund të llogarisje çdo ditë për të marrë 100%”. Si mund ta shesësh Scott? Kjo është diçka që nuk e kuptoj”.

Mesfushori skocez këtë sezon ka shpërthyer me fanellën e kaltër në Serie A, duke shënuar plot 11 gola në kampionatin italian.



Read it all at Bota Sot