Kjo është ‘paga e çmendur’ që e pret Alexander-Arnoldin tek Real Madridi

- Bota Sot

Kjo është ‘paga e çmendur’ që e pret Alexander-Arnoldin tek Real Madridi

Trent Alexander-Arnold pritet që të marrë një pagë tejet të madhe tek Real Madridi, teksa detaje të reja janë zbuluar pas konfirmimit të tij se do të largohet nga Liverpooli. 

Alexander-Arnold ka qenë në mënyrë konstante një burim spekulimesh përgjatë kampanjës së Liverpoolit në Ligën Premier dhe teksa bashkëlojtarët e tij Mo Salah dhe Virgil Van Dijk nënshkruan kontrata të reja, ai vendosi që të largohet në kërkim të aventurave të reja. 

Pas një serie raportimesh, të hënën Alexander-Arnold konfirmoi se nuk do ta rinovojë kontratën e tij në ‘Anfield’ dhe do të largohet falas pas 20 viteve në klubin e tij të fëmijërisë. 

Një ditë pas disfatës me rezultat 3-1 ndaj Chesleat, Alexander-Arnold postoi një deklaratë të gjatë të shoqëruar me një video emocionuese, duke sqaruar vendimin e tij. 

Sipas Fabrizio Romanos, Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’. 

Sacha Tavolieri i Sky Sport ka raportuar se atij do t’i ipet gjithashtu një rritje masive e pagës në krahasim me atë që përfiton nga Liverpooli. 

Reprezntuesi anglez pritet të fitojë 15 milionë euro në vit duke përfshirë bonuset varësisht nga performancat e tij si dhe një bonus nënshkrimi. 

Sidoqoftë, kjo figurë nuk do ta fusë atë në mesin e lojtarëve me pagën më të madhe tek ‘Los Blancos’, pasi Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe përfitojnë më shumë. 

Kontrata e Alexander-Arnold me Liverpoolin skadon më 1 korrik, por The Sun ka raportuar se ai mund t’i bashkohet Real Madridit më herët në Kupën e Botës për Klube, e cila do të nis në qershor. 

Për ta bërë realitet këtë, Alexander-Arnold duhet të heqë dorë nga paga e muajit të fundit tek Liverpooli si dhe Real Madridi të paguajë një shumë të vogël parash si kompensim.



Read it all at Bota Sot