Komisari teknik i Gjermanisë së moshave deri në 17 vjeç, Mark Majster ka zyrtarizuar listën me 21 lojtarë, të cilët do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në “Euro 2025”.
Ky edicion është i veçantë për ekipin e Gjermanisë pasi një vit më parë nuk mundi që të kualifikohej në finalet e Europianit edhe pse kishte statusin e kampionit në fuqi.
Formacioni i drejtuar nga Paris Bruner dhe Fin Jeltsh triumfoi në “Euro 2023” në Europianin e zhviluar në Budapest. Me këtë objektiv duket se edhe Gjermania e Majster do të vijë në Shqipëri.
Lista e tij është e përbërë nga 21 emra dhe formacioni që ka dhënë një kontribut të madh është Bajerni i Mynihut me plot katër lojtarë (Yll Gashi, Moritz Gëtlisher, Lenart Karl dhe Uisdom Majk).
“Nëse grumbullohesh për të luajtur një finale Europiani është diçka speciale për çdo futbollist. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë tanë, sidomos kur shikon rrugëtimin që kanë bërë në Spanjë”, tha Majster duke u referuar ndeshjeve të zhvilluara nga Gjermania në mars kur siguroi vendin në Shqipëri 2025 pasi fitoreve me Spanjën dhe (3-2) dhe Norvegjinë (4-1).
Të grumbulluarit:
Portierë: Tjark Mëbius (1.FC Magdeburg), Leonard Reiners (1.FC Këln), Marçelo Tripel (Borusia M’Gladbah)
Mbrojtës: Natnael Abraha (Ajntrakt Frankfurt), Nebe Sirak Domnik (Bajer Leverkusen), Ben Havighorst (Bajer Leverkusen), Mateo Palma (Udineze Kalçio), Osman Turaj (FC Shalke 04), Elias Vali Fard (Borusia M’Gladbah)
Mesfushorë/Sulmues : David Kreta (TSG Hofenhajm), Yll Gashi (FC Bajern Munih), Moritz Gëtlisher (FC Bajern Mynih), Lase Isbruh (VfL Bohum), Musa Kaba (Borusia Dortmund), Lenart Karl (FC Bajern Munih), Jeremiah Mensah (Bajer Leverkusen), Uisdom Majk (FC Bajern Mynh), Salvatore Mule (VfB Shtutgart), Mathieu Nguefak (Borusia M’Gladbach), Keziah Oteng-Mensah (Ajntrakt Frankfurt), Aleksander Staf (Ajntrakt Frankfurt).