Liderët botëror urojnë kancelarin e ri gjerman

- Bota Sot

Liderët botëror urojnë kancelarin e ri gjerman

Pasi arriti  të fitojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merzin kanë filluar t’i arrijnë urimet nga liderë të vendeve të ndryshme të botës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ndër udhëheqësit e parë globalë që ofron urime zyrtare për Merz.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se shpreson të shohë “më shumë lidership gjerman në çështjet evropiane dhe transatlantike”.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa iu bashkua korit me urime në gjermanisht – Herzlichen Glückëunsch! – ndërsa tha se “po pret me padurim punën tonë së bashku në një agjendë ambicioze të përbashkët evropiane”.

Kancelari austriak Christian Stocker tha se “një kufi i përbashkët do të thotë gjithashtu përgjegjësi e ndarë – unë pres me padurim bashkëpunim miqësor midis nesh dhe qeverive tona”.

Kryeministrja estoneze Kristen Michal tha se “një Gjermani e fortë dhe e begatë forcon të gjithë Evropën”, ndërsa kryeministri suedez Ulf Kristersson theksoi se “Gjermania është një vend me të njëjtat mendime dhe një fqinj i besuar”.

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, mbajti një shënim të ngjashëm, duke thënë se “Roli dhe lidershipi i Gjermanisë janë vendimtare në mbrojtjen e sigurisë së Evropës”.

Kryeministri çek Petr Fiala tha se ishte “i kënaqur që është ai që do të udhëheqë një vend kaq të lidhur ngushtë me tonin në shumë fusha”, duke theksuar se “kancelari dhe unë ndajmë një pikëpamje të përbashkët mbi nevojën për të trajtuar migracionin e paligjshëm, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë, dhe për të siguruar që Evropa të mbetet konkurruese”.

Presidenti lituanez Gitanas Nausëda theksoi se “së bashku ne mbështesim sigurinë, demokracinë dhe një aleancë të fortë”, duke vënë në dukje “momentin historik të 70 viteve të anëtarësimit në NATO” të Gjermanisë.

Kryeministrja letoneze Evika Siliņa tha se vendi i saj “vlerëson lidershipin e Gjermanisë në Evropë dhe rolin e saj të rëndësishëm në sigurinë dhe prosperitetin e rajonit të Detit Baltik”.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e lavdëroi Merzin si “një mik dhe ekspert të provuar për Evropën”, duke premtuar të “punojë së bashku për një Evropë të fortë dhe më konkurruese”. 



Read it all at Bota Sot