Ky shtet ia ka ndaluar Vuçiqit të fluturojë për në Moskë nëpërmjet vendit të tyre

- Bota Sot

Ky shtet ia ka ndaluar Vuçiqit të fluturojë për në Moskë nëpërmjet vendit të tyre

Autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Novosti.

Sipas autoriteteve lituaneze, fluturimi i aeroplanit që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq u ndalua për shkak të, siç thonë ata, “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.

Ndryshe, kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, të gjitha me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj. 



Read it all at Bota Sot