Në ndeshjen e parë të javës së 31-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, mes Vardarit të Shkupit dhe Struga Trim Lum, u ndanë baras (0:0).
Ndeshja u luajt në kompleksin “Petar Milloshevski” në Shkup.
Në një ndeshje që nuk pati as një rast të qind për qindtë dhe vetëm një gjuajtje direkte në portën e Vardarit në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Dy finalistët e Kupës, e cila do të luhet më 21 maj, sipas lojës edhe rezultati përfundimtar është real.
Struga Trim Lum renditet në vend të katërt me 49 pikë e ka 10 më shumë se Vardarin që gjendet dy pozita më poshtë.