Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve të Evropës (ACI Europe) ka bërë të ditur se Aeroporti Sabiha Gökçen i Istanbulit në Türkiye është bërë aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, transmeton Anadolu.
HEAŞ, operatori i Aeroportit Sabiha Gökçen, njoftoi se sipas raportit të trafikut ajror të muajit mars 2025 të asociacionit ACI Europe, aeroporti u bë “lideri evropian në kategorinë ‘Aeroportet Kryesore’ me një kapacitet pasagjerësh prej mbi 40 milionë, me një rritje prej 9,6 për qind në muajin mars”.
Numri i pasagjerëve u rrit me 9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë aeroportin Sabiha Gökçen aeroportin e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë për tremujorin e parë.
“Ne duam të falënderojmë të gjitha palët e interesuara dhe pasagjerët tanë që kontribuuan në këtë sukses”, tha HEAŞ.
Aeroporti Sabiha Gökçen i Istanbulit është aeroporti i dytë më i madh si në Istanbul ashtu edhe në Türkiye, pas Aeroportit të Istanbulit.
I hapur në vitin 2001, vitin e kaluar aeroporti shërbeu më shumë se 41 milionë pasagjerë, respektivisht 13 për qind më shumë krahasuar me vitin 2023.