Ronald Araujo ka thënë se Barcelona do të kthehet shpejt pas eliminimit të mbrëmshëm.
Katalunasit humbën 4:3 nga Interi dhe Hansi Flickut iu mohua finalja e Mynihut.
Njëri ndër më të kritikuarit e ndeshjes së mbrëmshme, uruguaiani në fjalë, tha se ky klub do të kthehet pasi ka futbollistë të mrekullueshëm.
“Ky ekip i Barçës padyshim do të jetë në gjendje të fitojë shumë tituj të Ligës së Kampionëve në vitet në vijim me këtë grup të shkëlqyer lojtarësh të rinj.”